Njerëzit vdesin për bukë e mjekim në spitale ,Rama thotë e kanë fajin ” lajmet”

Të gjithë e dinë pasionin e Edi Ramës për pikturën por më se i talentuar po del në një fushë tjetër në atë të teatrit.Në Arturbina ,i veshur dhe me sjellje të një aktori profesionist ,kryeministri i Shqipërisë ka mbajtur shfaqjen e tij i vetëm në skenë tamam si një ‘one man show” .I ndihmuar me anë të regjisë dhe me një skenar të mirë përgatitur ai nuk ka kursyer fjalët për çdo gjë që ka dalë në dritë kohët e fundit .Ai ka folur edhe për atë që e quajti paketa Anti-KÇK. Rama ka folur me tone të ashpëra kundër atyre, që i quan ‘fole krimi’.Ai ka folur edhe për sistemin shëndetësor në Shqipëri. Rama ka thënë se ajo është përmirësiuar, por sipas tij fajin e kanë lajmet e këqija.

Njëri prej qytetarëve e ka pyetur në ‘Facebook’ Ramën kështu:

Zoti Rama, njerëzit vdesin për bukë, dhe për mjekim në spitale. Po s’pate lekë vdes. Kishim shpresë të madhe për ju, por edhe ju si të tjerët.’’

Kurse Rama ka dhënë këtë përgjigje:

Kjo është një qasje tjetër, që për mua shpreh një frustrim në një kategori të gjerë njerëzish, dhe lidhet me pritshmëritë. Duke qenë se jetojmë në një botë, që në tërësi ushqehet çdo ditë me toksina dhe helmohet çdo ditë me lajmin e keq, me gënjeshtrën dhe manipulimin. Sot në Shqipëri bëhen 60 mijë operacione kirurgjikale.’’
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment