‘Non grata’ nga DASH, Berisha zotohet: Marr çdo veprim nëse del vetëm një fakt, jam i pathyeshëm nga mashtrimet

0
145

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e parë të turit ‘Foltore’ me mbështetësit demokratë është zotuar se nëse del vetëm një fakt i vetëm pasi u shpall ‘non grata’ nga DASH do të ndërmarrë çdo veprim.

Po ashtu, ai ka deklaruar para demokratëve se është i përulur para të vërtetës dhe i pathyeshëm nga mashtrimet dhe shpifjet.

“Ne duhet të bëjmë një debat në familjen tonë, ti vëmë pikat mbi i e ta bëjmë atë që kurrë një kryetar të imagjinojë se shkelmon mbi vullnetin tuaj.

“E ardhmja për të dobëtit quhet e pamundur, e ardhmja për sentimentalët quhet e panjohur, për guximtarët quhet ideale” thotë Hygo.

Ndaj dhe ne zotohemi që me përpjekjen tonë do çlirojmë Shqipërinë nga fantazmat e komunizmit, bllokmenëve, mafies, krimit dhe korrupsionit dhe nga fantazma e Soros, i cili është një armik i qendrës së djathtë.

Do qëndrojmë ndaj tij deri në fund. I siguroj ju dhe shqiptarët se kur një fakt i vetëm që të dalë që qëndron Berisha merr cdo veprim, ndryshe aq sa jam i përulur para të vërtetës aq jam i pathyeshëm nga mashtrimet dhe shpifjet”, thotë Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here