Nota nga Ambasada Franceze, Basha për Ramën: Tirja i qeverisë sulmon BE

0
139

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimit të Ambasadës Franceze lidhur me deklaratat e Kryeministrit Rama, që sulmonte Bashkimin Europian për mosdhënie të ndihmës me vaksinën.
Përmes një publikimi në Tuiter, Basha shprehet se sulmi ndaj BE-së është i turpshëm, ndërsa e cilëson kryeministrin si Tirja e qeverisë.
“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE-në dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE-së që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE-së që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE-së që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE-së që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE-së dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE-së për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë”, shprehet Basha.
Kujtojmë që më herët, ish-Kryeministri Berisha i cilësoi këto reagime si një skandal diplomatik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here