Novi për ndeshjen e sotme : Fajin e kishte gjyqtari, e mblodhëm mendjen për rënien nga kategoria, mendojmë për vitin tjetër

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, mendon se gjyqtari Bajramaj ka dëmtuar sot shanset e skuadrës së tij për një rezultat më dinjitoz ndaj Partizanit. Ai akuzoi kryesorin se i kishte ikur situata nga kontrolli, ndërsa kishte rezerva edhe për lojtarët e tij.
“Partizani nuk ka nevojë për arbitra se është ekip i kompletuar dhe e ka treguar edhe herë të tjera, pavarësisht rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Nuk ka nevojë për ndihmë, nuk dua të justifikohem se ndeshja ishte 3-0 kur e nxori me të kuq, por ai me vendimet e tij na ka dëmtuar shumë se i iku loja nga kontrolli. Suksese Partizanit, kam rezerva ndaj çunave të mi se në ndeshjet e fundit kanë pësuar shumë gola dhe janë shthurur totalisht.
Nga Luftëtari kanë ikur shumë lojtarë, kemi bërë shumë largime, kanë ikur shumë emra cilësorë. Ne nuk kemi parë renditjen, kemi menduar më shumë për cunat e rinj. Aktualisht kemi një grup me moshë shumë të re, vijnë nga akdemitë dhe kanë shpresë për të ardhmen. Nuk është se pritnim matematikën, që shpejt e kishim siguruar rënien, nga ajo anë e kishim mbledhur mendjen. Tani thjesht mendojmë për vitin e ardhshëm, mendojmë vetëm të mbyllim kampionatin e të vazhdojmë të bëjmë ndeshje të bukura.
Kemi rreth 25 lojtarë me kontratë 2-3 vjeçare, besoj se është brez i denjë për t’u kthyer në Superiore”, tha Novi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment