Nuk do ta leme banden ta prishe teatrin

0
180

Nga Roland Bejko

Kryetari i Partisë Demokratike z.Lulzim Basha u ka dërguar përsëri sot një tjetër mesazh të qartë dhe të fortë opinionit publik, kryeministrit të vendit dhe kryetarit të bashkisë Tiranë ku ju thotë se :

“Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.
Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.
Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!”

Dhe pa dyshim, ky reagim i Kryetarit të PD z. Basha është pritur shumë mirë nga opinioni publik dhe nga të gjithë ata faktorë që janë pro mbrojtjes së Teatrit.

Por të gjithë ata qytetre që protestojnë perditë në sheshin para teatrit thonë se opozita e bashkuar së bashku me ta duhet të bëjë më së pari një plan të qartë për të mos e lejuar shembjen e teatrit.
Me të drejtë, ne duhet ta ndalojmë shembjen e Teatrit sot dhe jo të presim që të marrim pushtetin nesër e pastaj të bëjmë një ligj që t’ju vëmë minat dhe tritolin kullave të krimit.

Ne të gjithë duhet ta kuptojnë se beteja te Teatri nuk është thjeshtnjë betejë për Teatrin. Ajo është një betejë që do përcaktojë fatet e luftës ndaj dhe palët “ndërluftuese’ duhet ta fitojnë me c’do kusht atë.! Te Teatri po ndeshet ligji me anti ligjin, Republika me bandat e drogës, vlerat me antivlerat, e mira me të keqen, qytetaria me halabakërinë,hajdutët e pronave me pronarët e vërtetë. etj, etj.Fotografia e Roland BejkoFotografia e Roland BejkoFotografia e Roland BejkoFotografia e Roland BejkoFotografia e Roland Bejko

Nëse Edi Rama shemb teatrin dhe ndërton kullat, opozita ku bej pjesë dhe unë nuk do të ketë më asnjë shans ti fitojë zgjedhjet sepse me paratë e drogës, të kullave, të koncesioneve, me oligarket në krah, me administratën militante, me pensionistët dhe veteranët, me mediat e kapura, pra, me para, shantazh, frikë dhe joshje, por edhe me një fitore morale nga shembja e Teatrit, Edi Rama dhe banda e tij ri sa të dojë në pushtet për ti vjedhur edhe më shumë pronat private dhe publike të shqiptarëve kudo që janë.

Kjo ulerë duhet ndalur sot se nesër nuk do të kemi asnjë mundësi reale për ta bërë. Tani është rasti që opozita të bashkohet në një aleancë të gjerë me intelektualët dhe qytetarët. Na bashkon qëllimi, na bashkon halli, na bashkon e keqja, na bashkon Edi Rama!

Opozita duhet të ketë një strategji të qartë që ta mundë Edi Ramën te Teatri…Rëndësia e kësaj fitoreje vetëkuptohet:
Aty fiton demokracia, qyteti, republika, kushtetuta, ekonomia e lire e tregut dhe e konkurrences, paraja e djerses së ballit, puna, historia, tradita, fiton Shqipëria, fiton E MIRA.

Këto nuk janë fjalë patetike, por përfundimi i një analize llogjike, të ftohtë dhe racionale qe del pas 9 shkeljeve të llahtarshme që kishte evidentuar Presidenti i Republikës, të cilat në fakt do mjaftonin te ndriconin mendjen e cdo skeptiku që akoma nuk e kupton cfare po ndodh realisht me Teatrin, Qeverine dhe Opoziten, Drejtësinë, Biznesin si dhe do të mjaftonte kjo, që sot ti kërkohej dorëheqja dhe të coheshin për ndjekje penale për abuzim me detyrën Edi Rama, Erion Veliaj dhe shumë të tjerë.

Nëse fiton Edi Rama do të thotë se aty fiton modeli i paligjshmërisë, abuzimit me pushtetin, autokracia, shantazhi, kërbaci, joshja, blerja, ekonomia informale, korrupsioni, dallaveret, me një fjalë e KEQJA.

Kush i thot vetes opozitar dhe nuk e kupton këtë, është ose budalla, ose naiv, ose bashkëpunëtor me bandën në pushtet !
Opozita i ka aq njerëz sa të krijojë një mur të gjallë rrezistence per ta rrethuar Teatrin dhe ti thotë atë ditë Edi Ramës:

NDAL ! KËTU KA ZOT VENDI !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here