Nuk duron dot më, largohet në mënyre demostrative nga mbledhja e këshillit bashkiak Gjirokaster

0
141
Kryetari i PEISH-se Gramoz Braho, eshte larguar ne menyre demostrative nga mbledhja e keshillit bashkiak te Gjirokastres, si reagim ndaj mosplotesimit te premtimeve te pushtetit lokal dhe atij qendror per integrimin e anetareve te organizates qe ai perfaqeson. Ne nje deklarate per shtyp Braho qarteson te gjitha arsyet e protestes se tij.                                Ja deklarata e plote e tij:                                                                                                Sot në mbledhjen e këshillit bashkiak kam kërkuar të vendoset në rend dite Plani Kombëtar i Veprimit 2016 – 2020 e cila përfshin pakicën Egjyptiane në Shqipëri. Edhe pse kërkesa është bërë që në mbledhjen e kaluar, ky plan nuk ka ardhur sot. Një moskokëçarje nga pushteti lokal dhe ai qëndror. Dua ti bëj me dije gjithë opinionit publik dhe pakicës Egjyptiane se ky plan ka si qëllim: Strehimi Arsimi Punësimi Regjistrimi Civil Kujdesi shëndetësor Shumë agjensi dhe institucione që drejtohen nga pushteti lokal dhe ai qëndror duhet të ishin pjesmarrë në realizimin e këtij plani. Është miratuar me V.K.M. nr. 1072 datë 23.12.2015 Zbatimi i këtij plani është në kuadrin e prioritetit të 5 për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sot pushteti lokal dhe ai qëndror treguan edhe një herë se nuk e kanë vullnetin për të ndihmuar inregrimin e kësaj pakice dhe për më tepër të punojnë për Integrimin e Shqipërisë. Si Kryetari i Partisë për Europianizim dhe Integrim njëkohësisht si nën/kryetari i këshillit Bashkiak përfaqësues i shtresave në nevojë kryesisht pakicës Egjyptiane i bëj thirrje ndërkombëtarëve për një takim urgjent në Gjitokastër sepse kjo pakicë po diskriminohet dhe bashkpunimi me institucionet është totalisht zero. Sot që po flasim në dijeninë tonë 140 familje nga kjo pakicë kanë ikur nga Gjirokastra për shkak se po e ndiejnë diskriminimin në ç’do sektor në ç’do zyrë institucionale. Kërkoj nga media e lirë nga rrjetet sociale të ndihmojnë në këtë kauzë pasi mos harrojmë se kjo pakicë është faktor në klimën politike jo vetëm lokale por edhe në gjithë Shqipërinë. Sot mjaftojmë të përmendim faktin se në 27 – vite nuk ka asnjë drejtues institucionesh por vetëm punësime sporadike të nivelit të tretë e poshtë. Ne do vazhdojmë me ç’do formë demokratike që dinjiteti i kësaj pakice të vejë në vend. Së bashku do zbardhim hap pas hapi ç’do detaj të Planit Kombëtar të Veprimit i cili mesa duket edhe pse është shoqëruar me buxhetin përkatës ka mbetur në shkresat e ministrive dhe në shkresat e pushtetit lokal.
JUGUnews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here