‘Nuk është koha për larje duarsh në televizor, kur qytetarët nuk kanë ujë në shtëpi’

Në një dalje për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje për sigurimin me pajisje për stafet mjekësore.
Basha ka shtuar se duhet të bërë e mundur blerja e pajisjeve të evoluara që shkurtojnë analizën për pacientët e dyshuar si të infektuar.
Basha po ashtu tha se fondi i vënë në dispozicion nuk është i mjaftueshëm, prandaj, sipas tij, nuk duhet të fshihet pas propagandës.
“Raportet në Durrës tregojnë se 4 mjekë të Durësit janë në vetëkarantinë, sepse, pacientja që ndëroi jetë, nuk u u diagnostifikua në kohë me koronavirus. Shqtësimi më i madh është se shumica dërrmuese e personelit shëndetësor në qendra shëndetësore nuk kanë mjetet e duhura mbrojtëse. Përgjegjësinë nuk e e kanë mjekët. Ata janë heronjtë. I kemi parë me sytë tanë sesi përballojnë flukse prej 60 pacienetësh pa asnjë masë mbrojtëse. Nuk mund të mjaftohemi duke u thurur vargje herozimi mjekëve. Duhet t’i pajisim urgjentisht. Kjo kërkon vënien në dispozicion të fondeve të mjaftueshme. Fondet aktuale janë totalisht të pamjaftueshme. Nuk është koha për propagandë. Nuk është koha për larje duarsh në televizion, kur gjysma e popullit nuk ka ujë të rrjedhshëm. Kjo është shfaqje, është tallje. Është koha për veprim të shpejtë. Nuk duhet vepruar si me tërmetin. Për të mos prekur paratë e oligarkëve, akoma me mijëra qytetarë janë akoma në çadra, pa pikë uji, jo më të lajnë duart dhe pa mbëhstetje minimale higjenosanitare. Prandaj kam këkruar prej datës 23 shkurt marrjen e masave dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për të gjithë qytetarët , duke nisur me sektorin shëndetësor. Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara dhe nuk mund të fshihet pas fytyrave të skaduara papërgjegjshmëria e menaxhimit të kësaj situate. Tani është koha ër të lënë llafet, për të lënë sulmet ndaj opozitës, ndaj gazetarëve, për të kërkuar kudo kokë turku, por për të marrë përgjegjësitë. Përgjegjësitë fillojnë me caktimin nga qeveria të fondeve të mjaftueshme për të mbrojtur mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë”, tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment