Nuk ka rritje rrogash në 2020/Rama shfrenon gjuhën kur flet për sulmet politike

Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar gjuhën, teksa foli për sulmet politike ndaj veshjeve të tij jozyrtare, duke thënë se “kundërshtarët janë munduar të kapen edhe pas hallateve të mia”.
Kreu i qeverisë tha se përgjatë vitit 2020 nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Kreu i qeverisë u shpreh se një gjë e tillë do të ndodhë, vetëm nëse vendos Partia Socialiste.
Gjithashtu, kryeministri foli dhe për rritje pagash e pensionesh, duke thënë se një gjë e tillë munnd të ndodhë në vitin 2021, por jo gjatë këtij viti, që sipas tij, në agjendë është rindërtimi.
Pjesë nga intervista:
“A do ketë rritje rrogash dhe pensionesh këtë vit?
Me siguri më 2021, ndërsa duke qenë të imponuar nga agjenda e rindërtimit mendoj që do të ishte e nxituar që kjo gjë do të ndodhë më 2020.
A do ketë zgjedhje të parakohshmme këtë vit?
Sot për sot nuk e shoh. Zgjedhje mund të ketë vetëm nëse PS vendos të shkojë në zgjedhje, sepse rrugë tjetër dhe mënyrë tjetër nuk ka. Dhe sot për sot ne nuk kemi…
A do shprehet Gjykata Kushtetuese për shkarkimin e Metës?
Normalisht, do të ndodhë, sepse cështja është në komision.
Kohët e fundit keni ndryshuar pamje, citoni dhe Librat e Shenjtë…
Librat e Shenjtë kanë qenë një nga pikat e referimit për ne. Sa i përket mjekrës, nuk kam dhënë asnjëherë sqarime për pamjen e jashtme.
Janë munduar të kapen edhe pas hallateve të mia, kundërshtarët e mi politikë, por më në fund dreqi e mori, pas 30 vitesh, duhet ta mbyllin këtë histori si vishet, si nuk vishet. Jo me poture, jo me opinga. Tani kam bërë dhe opinga tradicionale.”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment