“Nuk mund të shkarkohet një mjek se shau mretin…” bluzat e bardha në protestë në mbrojtje të Ilir Allkjas

0
142

Sindikata e mjekëve ka dalë ditën e sotme në protestë përpara ambienteve të QSUT kundër shkarkimit të Ilir Allkjas nga detyra.
Mjekët e konsiderojnë si të padrejtë këtë vendim, ndërkohë që kanë kërcënuar edhe se protestat mund të përshkallëzojnë.
“ Mjeku shikohet dhe dënohet nga kodi penal vetëm kur me veprimin apo mosveprimin e tij shkakton vdekjen e personit. Ne sot shkarkojmë një mjek kjo është e papranueshme. Nëse këtë lloj ritmi mund ta ketë kushdo në rrugën e vet, por nuk mendoj se është e drejtë. Nuk mund të dënohet një mjek përse ka sharë mretin. Kjo është një mendësi e 90 viteve përpara ”, ka thënë kreu i sindikatës doktor Gentian Stroni.
Ilir Allkja është shkarkuar nga drejtori i QSUT Enkelejd nën arsyetimin se ka thyer etikën. Mjeku Allkja ka denoncuar shkeljet e menaxhimit të situatës të pandemisë në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here