Numri 2 i NATO-s anulon vizitën në Tiranë: Shkaku, protesta studentore

0
148

Zëvendësekretarja e Përgjithshme e NATO-s, zonja Rose Gottemoeller  e ka anulluar vizitën e saj zyrtare në Tiranë për shkak të protestave të fuqishme që po zhvillohen prej 10 ditësh.

Ishte parashikuar që zyrtarja e lartë e NATO-s do të udhëtonte drejt Tiranës të enjten, më 13 dhjetor 2018 dhe do të qëndronte edhe  të premten, 14 dhjetor 2018.

Gottemoeller do të takohej me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, Ministrin  për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati si dhe Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Më pas, do të mbante dy konferenca shtypi të përbashkëta : një me ministrin Bushati dhe një me ministren Xhaçka.

Por, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, numri dy i NATO-s ka njoftuar sot institucionet shqiptare se e ka anuluar vizitën për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë.

NJOFTIMI ZYRTAR I VIZITES:

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here