Nxënësit e klasave të para në “Koto Hoxhi”, aktivitet për Vitin e Ri

0
395

Aktivitetet nëpër shkollat e qytetit të Gjirokastrës me rastin e festës së Vitit të Ri, kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Fëmijët e klasave të para në shkollën 9-vjecare “Koto Hoxhi”, kanë organizuar tablonë e festës së fundvitit me një aktivitet ku nuk munguan këngët, vallet, recitimet, gjëagjëzat, si dhe elementë të tjerë të lojërave tradicionale. Aktiviteti është ndjekur nga prindërit dhe familjarët e tjerë të nxënësve të vegjël të cilët kanë qenë spektatorë. Në kushtet e mungesës së organizimit të një tabloje unike nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës për fëmijët e shkollave të qytetit, këta të fundit dhe mësuesit e cdo shkolle në Gjirokastër, janë vetëorganizuar për të sjellë vetë Vitin r Ri përmes aktiviteteve shoqëruar me ndarje dhuratash. Bashkia nga ana e vet, ka shpenzuar 34 milionë lek për dekorin ndricues të qytetit pavarësisht se dekori është i njëjti si I vitit të kaluar, ndërkohë që nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për ngrohjen e shkollave, apo aq më keq akoma një festë unike ndonëse ka një sektor kulture në Bashki që vegjeton nga mediokriteti. Megjithatë fëmijët, kanë sfiduar temperaturat e acarta dhe janë organizuar për të festuar Vitin e Ri edhe pa pasur mbështetjen e pushtetit vendor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here