Obama: Marrëdhënia e veçantë e SHBA me Britaninë është e qëndrueshme

0
317

 

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar sot lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja se “marrëdhënia e veçantë ndërmjet SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është e qëndrueshme dhe se ky vend, bashkë me BE-në do të mbeten partnerë të domosdoshëm me SHBA-në,” shkruan BBC, transmeton Syri.net.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë lëshuar sot për publikimin të menjëhërshëm thuhet:

Populli i Mbretërisë së Bashkuar ka folur dhe ne e respektojmë vendimin e tij. Marrëdhënia speciale ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar është e qëndrueshme dhe anëtarësimi i UK në NATO mbetet një gurthemeli me rëndësi jetike për politikën e jashtme, të sigurisë dhe ekonominë e SHBA-së.

Kështu është marrëdhënia jonë me Bashkimin Europian, i cili ka bërë aq shumë për të promovuar stabilitetin, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të nxitur përhapjen e vlerave demokratike dhe idealeve nëpër të gjithë kontinentin dhe më gjërë.

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian do të mbeten partnerë të domosdoshëm të SHBA për të siguruar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin për Europën, Britaninë e Madhe, Irlandën e Veriut dhe botën./Syri.net