OBSH: Europa në gjendje kritike, koronavirusi po përparon frikshëm

0
186

Ekziston një “trend shqetësues” i shtrimeve në spital në disa vende europiane, sipas Maria Van Kerkhove, epidemiologe e sëmundjeve infektive.
“Sezoni gripit ende nuk ka filluar. Kështu që ne jemi të shqetësuar se ky numër në rritje i shtrimeve në spital dhe i kujdesit intensiv do të mbingarkojnë një sistem tashmë të ngarkuar, ”tha Van Kerkhove.
Ajo tha se numri i rasteve të reja po vazhdon të rritet, sidomos te të rinjtë. Shtrimet në Mbretërinë e Bashkuar janë dyfishuar gjatë 8 ditëve të fundit.
Komentet e Van Kerkhove vijnë pasi OBSH-ja paralajmëroi dje se rastet e koronavirusit po rriten në mënyrë alarmante në Europë, ndërsa një “situatë shumë e rëndë” është shpalosur në të gjithë kontinentin. Ndërsa rastet me Covid-19 po shënojnë shifra rekord, qeveritë europiane po vendosin masa të rrepta lokale në një përpjekje për të ndaluar një valë të dytë të pandemisë.
Por drejtori rajonal i OBSH-së Hans Kluge tha në një konferencë shtypi të enjten se rritja e rasteve duhet të shërbejë si një paralajmërim për atë që do të vijë.
“Rastet javore tani kanë tejkaluar ato të raportuara kur pandemia për herë të parë arriti kulmin në Mars,” tha Kluge. “Javën e kaluar, numri i rasteve javor në Europë i tejkaloi 300,000 të infektuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here