OBSH jep lajmin e keq: Koronavirusi do të rrije gjatë me ne

0
168

Gjatë së premtes numri i personave të prekur globalisht nga koronavirusi shkoi në më shumë se 100,000. Gjatë ditës u shtuan raste të tjera dhe aktualisht numri i të prekurve ka arritur në 100,731.
Deri më tani ekzistojnë disa teori rreth vazhdimësisë së epidemisë që ka përfshirë botën. Një prej tyre është që virusi mund të infektojë 80 për qind të popullsisë së botës. Ndërsa, teoria tjetër është që virusi mund të humbasë “fuqinë” gjatë muajve në vazhdim me rritjen e temperaturave.
Por, Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë një version tjetër. Në një përditësim rutinë, Dr. Mike Ryan nga OBSH është shprehur se nuk ka shenja që virusi mund të zhduket gjatë verës.
Ryan deklaroi:
“Për momentin nuk ekziston asnjë shenjë që mund të na sugjerojë se gjatë verës koronavirusi do të jetë një grip i zakonshëm.”
Sa i përket situatës në Evropë rritje të rasteve ka pasur në Gjermani ku në total rezultojnë 578 persona të infektuar. Vetëm gjatë ditës së sotme janë shtuar 33 raste të tjera. Në Francë numri i të infektuarve është 578 dhe gjatë ditës së sotme janë shtuar 154 raste. Anglia shënoi viktimën e dytë.
Në Itali pritet të përditësohen të dhënat së shpejti ndërsa në Greqi janë shtuar 14 raste të reja gjatë ditës së sotme. Rasti i parë u regjistrua ditën e sotme në Serbi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here