OKB edhe më pesimiste se Banka Botërore, për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2020

0
194

Organizata e Kombeve të Bashkuara, ashtu si çdo fillim vit, ka publikuar perspektivën dhe situatën ekonomike botërore.
Për Shqipërinë, organizmi projekton një rritje ekonomike në 3%, bindshëm nën projeksionet e Bankës Botërore për 2020-ën, të publikuara vetëm një javë më parë.
Madje, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rritja ekonomike do të jetë e njëjtë edhe për vitin e ardhshëm në vendin tonë, sërish larg projeksioneve të Bankës Botërore.
Pavarësisht pesimizmit më të madh, projeksionet e OKB për këtë vit flasin për një rritje më të madhe ekonomike se viti paraardhës, që vlerësohet në 2.6% rritje.
Organizata projekton edhe një rimëkëmbje mjaft të lehtë të inflacionit, në vetëm 1.8%, nga 1.5% që vlerësohet viti 2019.
Vetëm pak ditë më parë, Instituti i Statistikave raportonte një normë inflacioni në vetëm 1.1% gjatë Dhjetorit, çka sinjalizon një ngadalësim të konsumit dhe ekonomisë së vendit për rrjedhojë.
Edhe në 2021-shin, inflacioni projektohet të rimëkëmbet me ritme mjaft të lehta, në vetëm 2%, nga 3% që është objektivi i Bankës së Shqipërisë.
Në raport thuhet se është forcimi i Lekut që ka bërë që inflacioni të mbetet nën kufirin e poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here