VIDEO/OMONIA mbush 26 vjec. Aktivitete ne Dervician

0
380

Omonia-organizata e minoritetit etnik grek, ka mbushur sot 26 vjet. Një aktivitet përkujtimor me këtë rast, është organizuar në kryeqendrën minoritare në fshatin Dervician në Komunën e Dropullit. Në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Uranu, konsulli grek i Gjirokastrës, si dhe përfaqësues të partive parlamentare greke. Ndërkohë që nga partitë shqiptare, ka qenë sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani dhe deputeti i PS për Vlorën Andrea Marto. Në këtë aktivitet, u shfaqën edhe dy dokumentarë të cilët evokonin rolin dhe kontributin e themeluesve të OMONIA-s në 11 janar të 1991 dhe ecurinë e kësaj organizate në sfidat elektorale politike deri në ditët e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here