“Open Balkan”/ Presidenti malazes: Jo iniciativë serioze, më shumë një marketing politik

0
182

Mali i Zi është një ndër tre shtetet që ka refuzuar të behet pjesë e “Open Balkan”. Presidenti malazes Milo Gjukanoviç ka folur për këtë çështje dhe ka theksuar se kjo nismë nuk u është ofruar të gjithë aktorëve në mënyrë të barabartë.

Gjithashtu është shprehur se nuk e cilëson si një iniciativë serioze, por si marketing politik, raportojnë mediat vendase. Këto deklarata ai i ka bërë në Forumin e Integrimit Ballkanik që po mbahet në Podgoricë, ku ka theksuar se prioritet mbetet integrimi në BE.

“Pyetja e madhe nuk është vetëm formulimi, por edhe besueshmëria e autorit të saj. Unë u bashkohem atyre që mendojnë se ky është më shumë një marketing politik, se sa një iniciativë serioze”, tha Gjukanoviç.

Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova e kanë refuzuar këtë nismë, që është “përqafuar” nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Pas dorëheqjes së Zoran Zaevit anëtarësimi i MV në këtë nismë është në pikëpyetje dhe pse është deklaruar se nuk ka rrezik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here