Pak orë na ndajnë nga nga protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha përpara kryeministrisë për të kundërshtuar vizitën e presidentit serb Aleksander Vuçiç në Tiranë, në kuadër të Ballkanit të Hapur.
Në sigurim të objektit të Kryeministrisë dhe çdo skenari të mundshëm, përpara kryeministrisë janë vendosur kangjella.
Ndërkohë i gjithë bulevardi është mbushur me flamuj shqiptar, serb dhe atë të Maqedonisë së Veriut, si simbol të tre vendeve që janë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.
Sot dhe nesër në Tiranë zhvillohet takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”, me praninë e tre liderëve, Edi Ramës, Aleksander Vuçiç dhe Zoran Zaev.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar se do ta kundërshtojnë këtë takim me një protestë sot nga ora 16:00, që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë.