Open Cinema, cel siparin në Gjirokastër

Për katër ditë me radhë Gjirokastra, po shndërrohet në stacionin e Kinemasë Botërore.

Ka startuar dje “Open Cinema” aktivitet i organizuar nga Bashkia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kulturës në Tiranë.

Projeksionet e filmave dhe dokumentarëve, vijnë në një format të ri dhe prezantohen nga Silvana Brace, ikona e ekranit të RTSH në vitet ’80-’90.

Të ftuarit special në këtë event janë dy artistë gjirokastritë skulptori Mumtaz Dhrami dhe aktori i famshëm Bujar Asqeriu. Për katër netë me radhë, artëdashësit gjirokastritë, do të kenë mundësi të shikojnë falas përmes një ekrani të madh LED filmat që do të shfaqen në Odeonin Koncertor ose ndryshe tek Bashteja e Teqesë prej orës 20:30 e deri në mesnatë.

Ky aktivitet sipas kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, është në kuadrin e eventeve që organizon Bashkia e Gjirokastrës në sezonin turistik ku Gjirokastra, nuk ngelet pas nga qytetet e tjera por qëndron si një prej destinacioneve më të vizitueshme nga turistët e huaj që vit pas viti, po eksplorojnë një terren të pashkelur më parë.

Open Cinema, do të ulë siparin mbrëmjen e të martës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment