Opozita e Bashkuar: Kuvendi gjysmak, në shërbim të Ramës. Makinacionet nuk e ndalin ndryshimin

0
139

Opozita e Bashkuar ka dalë në një konferencë për mediat, vetëm pak minuta pasi kuvendi me 122 deputetë ka vendosur të ndryshojë në mënyrë të njëashme Kushtetutën e Shqipërisë, me qëllim që Edi Rama të favorizohet në zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë deklaratës së tij, kreu i opozitës Lulzim Basha, u shpreh se asnjë makinacion nuk e ndalon dot ndryshimin që duan shqiptarët.
Pjesë nga fjala e kreut të opozitës, Lulzim Basha:
Sot kuvendi gjysmak i Shqipërisë, tregoi se nuk udhëhiqet nga interesi i qytetarëve, por sillet si një çirak i Edi Ramës, në interes të politikës së tij.
Sot nuk janë hapur listat, sepse hapet vetëm fundi i tij.
Ata nuk pranuan propozimin tonë, për të hapur 100 % listat. Kurrë më parë, nuk është ndryshuar kushtetuta në mënyrë të njëashme.
Rama kërkon të marrë peng Shqipërinë për të shpëtuar veten e tij.
Rama kërkon të marrë peng të ardhmen Europiane të Shqipërisë, për interesa persona të tij.
Akti i sotëm i tij, është se Edi Rama e di që koha e tij po mbaron. Ai mendon se vetëm kështu mund të zgjasë agoninë e tij.
Akti i sotëm se ndal dot ndryshimin. Ai thjeshtë tregoi para shqiptarëve, fytyrën e tij të frikës.
Makinacionet e tij, nuk do ta ndalojnë ikjen e tij.
Koalicioni ynë është me njerëzit dhe shqiptarët.
Atyre që na kërcënojnë në kohën e partisë-shtet, u themi se nuk ka kthim pas.
Asgjë nuk e ndal dot koalicionin kundër Ramës, për fëmijët dhe prindërit tanë.
Opozita e Bashkuar do ta sjellë ndryshimin për shqiptarët, sado që të ndryshojnë sistemin. Kur të vijë dita e zgjedhjeve në Shqipëri do të vendosë vetëm vullneti i popullit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here