Opozita më persekutoi se nuk flas shqipen zyrtare/ Ironia e Bejtes: Besa duhet të pinte kafe me trajnerin e Tironës, Emanuel Egbo

0
172

Andi Bejtja, e ka cilësuar groteske deklaratën e ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini, se opozita e ka lincuar se nuk fliska shqipen zyrtare.
Me ironi Bejtja i këshillon Shahinit, që të paktën të pijë një kafe me trajnerin e Tiranës, Emanuel Egbo.
‘Ky vetëpersekutimi i ish ministres së arsimit, sikur opozita e paska lincuar se nuk fliska shqipen zyrtare është jo thjesht grotesk po i turpshëm.
Para se t’i lëshonte kto fjalë Besa duhej ta dinte se opozita ka bastione të saj pikërisht ato zona ku dialekti është më i ngjashëm me atë të sajin, madje lidere të mazhorancës janë tallur nën zë dhe mbi zë për këtë dialekt…
E dyta, para se ta deklaronte këtë duhet të pinte një kafe me bashkëkombasin e saj Albin Kurti e ta pyeste ” si ka mundësi nuk ta zënë me gojë ketë dialektin tonë as në mejhanet me fanatike të Tirones ku flitet me O “
Dhe neqoftese nuk e bindte as përgjigjja e Albinit të shkonte të pinte një kafe me trajnerin e Tirones Emanuel Egbo.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here