Organet e Vetingut, zgjidhen anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Në Kryesinë e Kuvendit, komisioni ad hoc ka votuar sot për zgjedhjen e zgjedhjen e organeve të Vetingut, për 6 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe anëtarin e shtatë më vete. Të pranishëm në komision qenë ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Fitues nga shorti dolën:

1. Ardian Hajdari

2. Natasha Mulaj

3. Ina Rama

4. Sokol Çomo

5. Luan Daci

6. Albana Shtylla

Komisioni ad hoc votoi edhe për anëtarin e shtatë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas balotazhit, u kalua në votimin manual, me gogla ku rezultoi fituese:

7. Rezarta Shultz.

Më pas u zgjodhën:

Mimoza Tase, zëvendësuese e parë e Kolegjit dhe Etleva Paplekaj, zëvendësuese e dytë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment