OSBE: Kemi çuar në Venecia rishikimin tonë mbi draftin e ligjit Anti-shpifje

0
142

OSBE ka dërguar në Komisionin e Venecias rishikimin e tyre mbi draftin e ligjit mbi mediat Audiovizive dhe Elektronike, i njohur nga publiku edhe si ligji “anti-shpifje”.  

Është vetë përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Mediave, Harlem Desir, që pohon nismën e organizatës ndërkombëtare me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Kam dërguar në Komisionin e Venecias rishikimet tona ligjore mbi projektligjet e Shqipërisë për Median Audiovizuale dhe Komunikimet Elektronike, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri të Parlamentit”, shkruan Desir.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here