OSHEE mësyn në Lazarat ndaj debitorëve, një 46 vjecar në pranga për vjedhje energjie

Njësia Operacionale e Energjisë mësyn në Lazarat për të ndëshkuar vjedhësit e energjisë elektrike. Kastriot Mahmutaj 46 vjec, është arrestuar sot pasi i është gjetur ndërhyrje në sistemin matës të energjisë elektrike në banesën e tij. Operacioni ka filluar mëngjesin e sotëm me qëllim, identifikimin e debitorëve të cilët janë të shumtë në fshatin Lazarat-pohojnë burimet nga OSHEE qëndrore në Tiranë referuar akt-konstatimeve të ardhura nga Gjirokastra. Në bazë të tyre, synohet ndërhyrja në terren, për të identifikuar ato familje që kanë prapambetje të pagesave të rrymës elektrike me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për të kryer këto pagesa, si dhe kontrollin e matësve elektrikë, në banesat e fshatit. Konkretisht në banesën e Kastriot Mahmutajt, është identifikuar lidhja në sahatin energjisë elektrike cka solli në arrestimin e menjëhershëm të 46 vjecarit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës dhe ndaj Mahmutajt, rëndon vepra penale e vjedhjes së energjisë elektrike.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment