OSHEE Rajoni Gjirokastër pa drejtor, Robert Lili në krye të AKU

Levizje ne drejtimin e OSHEE Rajoni Gjirokaster.

Deri me sot ne krye te ketij institucioni te rendesishem ne jug te vendit, ka qene Robert Lili i cili e mori kete detyre ne muajt e pare te 2018 i ardhur nga nje pozicion prej kryeqytetit. Sot Lili eshte emeruar ne krye te AKU se Shqiperise cka eshte nje supervleresim per te prej qeverise shqiptare.

Lajmi konfirmohet nga vete zoti Lili i cili ne nje komunikim per Jugunews. net pranon se ka levizur nga kreu i OSHEE Rajoni Gjirokaster diten e sotme duke marre nje detyre shume te lakmueshme sic eshte drejtori i pergjithshem i AKU.

Nen drejtimin e zotit Lili rajoni jugor, ka perfituar investime te shumta ne rrjetin percjelles te energjise elektrike, ne rigjenerimin e aseteve dhe eleminimin ne maksimum te defekteve te ndodhura ne periudha te ndryshme duke i ndryshuar teresisht faqen ketij institucioni.

Nderkaq emrat qe perfliten per te zevendesuar Lilin ne krye te OSHEE Rajoni Gjirokaster, jane ato te Armand Hilaj ish kreu i Keshillit te Qarkut Gjirokaster dhe Dino Selimit drejtorit aktual te Agjencise se Pyjeve dhe Kullotave.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment