Pa tampon në Ballkan? Qeveria maqedonase ende pa vendim për hapjen e kufijve pa test

0
128

Ndryshe nga sa u njoftua dje nga mediat në Shkup, qeveria maqedonase nuk diskutoi sot për hapjen e kufijve pa tampon negativ për qytetarët nga vendet e rajonit. Institucionet në Maqedoni ende nuk kanë marrë një vendim final.
Mediat në Shkup shkruajnë se Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi janë pajtuar për heqjen e testit njëkohësisht, ndërsa gjatë javës pritet qëndrimi përfundimtar i qeverive në Bosnjë dhe në Serbi. Deri më sot Maqedonia ka hapur kufijtë pa kushte vetëm me Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here