Panairi Kulinar, Zamira Rami “block” bashkëpunimit me DRKK

Mund të quhet një skandal ai i sotëm kur Bashkia e Gjirokastrës, refuzoi bashkëpunimin me DRKK e Gjirokastrës në kuadër të Ditës Kombëtare të Kulturës dhe Turizmit.

Me dije të plotë, kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, ka refuzuar t’i përgjigjet jo vetëm ftesës për të qenë në panairin kulinar që u organizua në kështjellën e qytetit, por ka urdhëruar edhe punonjësit e sektorit të Kulturës dhe Trashëgimisë, që të abandonojnë këtë aktivitet.

Ushtarët e Ramit në këtë sektor me dije të mangëta, kanë aprovuar këtë kërkesë të pazakontë të krybashkiakes ashtu sic do urdhër anormal që Rami shpeshherë u jep.

Rami nuk është ndalur vetëm me kaq, por ka dashur të dështojë panairi duke presionuar pjesmarrësit në të që mos të asistonin për të reklamuar gatimet e tyre.

Thirrjes së DRKK për pjesmarrje në panair, i’u përgjigjën vetëm pesë biznese.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment