Pandemia/ Kosova tjetër paketë ndihme, rritje pensionesh dhe mbështetje financiare për bizneset

0
186

Rriten pensionet për 3 muaj, Hoti tregon se cilët qytetarë do të përfitojnë nga programi për Rimëkëmbje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë me dije paketën e re të ndihmës për bizneset dhe qytetarët që u dëmtuan nga pandemia.
Ai tha se nga ky program do të përfitojnë, gastronomët, qytetarët që përfitojnë nga skemat sociale. Hoti deklaroi se do të rriten të gjitha pensionet që janë nën 100 euro dhe do të dyfishohet ndihma sociale.
6.5 milionë euro është fondi që do të akordohet për të vetëpunësuarit. Ndërkohë 5 milionë euro janë parashikuar për ministrinë e Arsimit. 2.5 milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore, 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmirësuar pozitën e gruas në shoqëri dhe 50 milion euro për Shëndetësinë.
Ndërkohë për sigurimin e vaksinës anri-Covid do të akordohet fondi prej 40 milionë euro. Hoti njoftoi se 11 milionë euro do të shkojnë për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.
Gjithashtu, 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë, 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë, 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve, 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë, 21 milionë euro për ndërmarrjet publike, 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomise për zbatimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe 1 million euro për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here