Panë nga tarraca sesi iu shkërmoq pallati nën këmbë: Drama e familjes Konomi që nuk i ka mbetur më asgjë

0
155

Një javë pas tërmetit të fuqishëm që rrënoi qytetin e Durrësit e fshatrat përreth, vijojnë të dalin në dritë histori dramatike të familjeve që në mënyrë të pabesueshme i kanë shpëtuar vdekjes së sigurt.

E radhës është ajo e familjes Konomi që banonte në pallatin 6-katësh në lagjen nr. 18, i cili u shkatërrua duke i marrë jetën familjes Reçi me 4 anëtarë që banonin në katin e pestë, familjarë të familjes Konomi.

Këta të fundit jetonin në katin e gjashtë të pallatit dhe me të dëgjuar lëkundjet e tërmetit janë ngjitur në tarracën e godinës ku kanë parë sesi gjithçka u është shkërmoqur nën këmbë.

Në mënyrë gati të pabesueshme, ata shpëtuan nga vdekja e sigurt ndërkohë që vetëm nëna e fëmijëve ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku është ende nën vëzhgim nga mjekët për plagët e marra.

Por përtej plagëve fizike, ajo që e rëndon këtë familje është trauma e jashtëzakonshme dhe dëmet psikologjike që secili prej tyre ka përjetuar dhe fakti që mëngjesin e 26 nëntorit humbën gjithçka që kishin.

Të mbetur pa asgjë, tashmë familja Konomi shpreson në bujarinë e kujtdo që mund t’i ndihmojë për t’u ringritur në këmbë.

Kushdo që dëshiron të kontribuojë për t’u lehtësuar sadopak dhembjen, mund ta bëjë këtë nëpërmjet llogarisë bankare me numrin e mëposhtëm:

KONOMI LEONARD PERIK

00001303943

(Iconstyle.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here