Panik nga tërmetet në Gjirokastër, banorët dalin në rrugë

0
1972

 

Të gjendur në panik nga tërmetet e shumta që kanë rënë gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës dhe deri në të gdhirë të ditës së dielë, banorët e Gjirokastrës, kanë preferuar ta kalojnë natën jashtë duke mos vënë gjumë në sy. Prej orës 23:00 të ditës së shtunë e deri në orën 06:00 të së dielës, kanë rënë afërsisht 7 tërmete të cilat janë ndjerë mjaft nga banorët e pallateve në pjesën e poshtme të Gjirokastrës. Për të qenë të sigurtë, ata kanë dalë jashtë banesave dhe apartamenteve në pritje për tërmetin e radhës. Ka pasur edhe nga ata që familjarisht kanë preferuar xhirot në rrugët e qytetit apo dhe kafe në lokalet që kanë qenë hapur dhe nuk janë mbyllur përgjatë mbrëmjes dhe orëve të para të së dielës. Paniku ka qenë i madh pasi për herë të parë, ndodh kjo situatë në Gjirokastër të paktën gjatë 7 dekadave të fundit. Të mocmit, nuk mbajnë mend që valë sizmike kaq të afërta me njëra-tjetrën dhe me intensitet mjaft të madh, të kenë goditur Gjirokastrën. Ajo që po ndodh, është e paspegueshme në fakt. Ndonëse tërmetet janë të pazakonta në Gjirokastër dhe frika deri në palcë tek banorët, nga Qendra Sizmologjike Shqiptare, nuk ka asnjë informacion që të mund të paralajmërojë për tërmete të ardhshme. Ndërkohë as që bëhet fjalë fare që të ketë ndonjë reagim apo ndjeshmëri nga Bashkia Gjirokastër pasi ndonëse me këtë situatë emergjente me rrezikshmëri të lartë, ka preferuar të pushimin si e dielë që është.

00228-00_07_46_07-still030 00228-00_07_51_32-still029 00228-00_08_01_47-still028 00228-00_08_05_39-still027

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here