Parahistoria e kontakteve shqiptaro-ruse dhe shqiptari i parë që shkoi në Moskë

0
519

Nga Panajot Cakalli

Studimi i diasporës shqiptare në përgjithësi, dhe asaj të Rusisë në veçanti është një problem shkencor i vështirë për t’u studiuar, i vështirë pasi dokumentet dhe statistikat ekzakte për këtë janë shumë të kufizuara. Arsyet janë të vetkuptueshme.

Së pari për mungesë të një tradite të gjatë e të konsoliduar të shtetit shqiptar i cili do të zotëronte statistika të sakta të emigracionit të vet (gjë të cilën ende se kemi). Për më tepër kjo krijonte kushte të deklarimit të identitetit të rremë, mbi bazën e pasaportave turke apo të vendeve të tjera nga niseshin shqiptarët.

Së dyti për shkak të numrit të vogël të popullsisë shqiptare në rrang botëror. Kjo e fundit çon në mosvlerësimin e elementit shqiptar gjatë procesit të grumbullimit dhe sistematizimit të të dhënave statistikore nga vendet pritëse të këtij emigracioni. Rasti rus nuk bën përjashtim.

E megjithatë, përsëri, përtej mjegullës së të shkuarës mundemi në njëfarë mënyre të identifikojmë dhe të gjurmojmë lidhjet e shqiptarëve ne Rusinë, kohën dhe shkaqet që çuan drejt këtij emigracioni.

Lidhjet në fakt me Rusinë duket se kanë filluar qysh me rënien e përfundimtare të Perandorisë Bizantine nën sundimin e osmanëve që simbolikisht shprehet me pushtimin e Konstandinopojës, më 29 Maj 1453.

Që nga ky moment e në vijim Shteti Rus i komanduar nga Moska mbeti i vetmi entitet i pavarur politikisht, orthdoks nga pikëpamja fetare dhe me një fuqi në trend rritës nga pikëpamja ushtarake në botë.

Këto kondita udhëheqësit rusë filluan t’i shfrytëzonin në të mirë të fuqizimit dhe zgjerimit të pushtetit të tyre. Në këtë kuadër ata përpunuan Teorinë e Tri Romave.

Sipas kësaj teorie, Roma e Parë është Roma e Vjetër e Romulit, Roma e Dytë është ajo themeluar nga Konstandini i Madh-Konstandinopoja,  ndërsa Roma e Tretë është Moska. Moska pra paraqitet si trashëgimtare legjitime e traditës perandorake romako-bizantine, si qendër e re e botës.

Në të mirë të justifikimit të kësaj teorie u shfrytëzuan dy elementë : martesa e Ivanit III me Sofia Paleologun, mbesë e perandorit të fundit të Bizantit, Konstandinit XI më 1472; dhe mosnjohja e bashkimit të kishave në Firence (1448) shkëputja e kishës orthodokse ruse nga Patriarkana Ekumenike (1459). Në këtë mënyrë Mitropoliti i Moskës u bë Patriark , ndërsa Ivani IV e shpalli veten car më 1554.

Ky afirmim politik e fetar ishte tërheqës veçanërisht për popujt orthodoks që ranë nën sundimin osman në këtë kohë. Rrjedhimisht edhe shqiptarët nuk mund t’i shpëtonin këtij afeksioni. Duket se ky afeksion ishte më i qartë në jug dhe në juglindje të Shqipërisë.

Sipas historianit gjirokastrit Lefter Dilo, kjo forcë tërheqëse që buronte  nga Moska ishte një arsye pse shqiptarë , të paktë nga numri fillimisht, u nisën drejt Rusisë. Në këtë kuadër në dorëshkrimin e tij për historinë e Gjirokastrës dhe të gjirokastritëve ai tregon se bibliotekari i Bibliotekës së Moskës në shek.XVI, pra në kohën e Ivanit IV,  ishte me origjinë nga Gjirokastra.

Në këtë kontekst, nuk është e pamundur dhe aspak absurditet të themi dhe të pranojmë, së paku momentalisht, se i pari shqiptar në Rusi të ketë qenë një gjirokastrit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here