Paralajmërimi i Escobar: S’do të hezitojmë të vendosim sanksione për të korruptuarit dhe destabilizuesit e rajonit

0
137

Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të përdorin sanksionet për t’iu dërguar një mesazh të fortë aktorëve e korruptuar dhe destabilizues në rajon. Ky ishte paralajmërimi  i të dërguarit special të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një intervistë për agjencinë MINA, Escobar tha se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në interes të qytetarëve, në vend që të punojnë për interesat e tyre personale dhe partiake.

Ai ka vënë theksin te partneriteti i SHBA-së për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner për ata që kanë një qasje konstruktive, jo shkatërruese, ndaj të ardhmes së këtij rajoni, i cili karakterizohet nga anëtarësimi në BE dhe NATO, si dhe një ekonomi dinamike dhe transparente,” tha Escobar.

Ky i fundit deklaroi se është një taktikë e zakonshme në Ballkanin Perëndimor, ku liderët politikë përdorin ndarjet historike për, siç tha ai, për të mbjellë përçarje mes votuesve dhe për të bllokuar përparimin e shteteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here