Parandalohet grabitja e një banese, katër autorët në pranga

0
385

Policia e Përmetit, parandalon një vjedhje banese në zonën e Këlcyrës. Grabitësit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kërkonin të vidhnin banesën e bashkëfshatarit të tyre T.K në fshatin Limar por në momentin e fundit, janë arrestuar nga policia e tok me ta, u sekuestrua edhe një armë zjarri. Ervin Kano 26 vjec, Ilmi Caca dhe Anest Meshini të dy 19 vjecarë, si dhe Besjon Licaj 24 vjec të katër banorë të fshatit Limar në Këlcyrë, janë arrestuar nga Policia e Përmetit një ditë më parë. Sipas informacioneve policore, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kishin koordinuar planin për të grabitur banesën e bashkëfshatarit të tyre por janë pikasur në momentin e fundit cka u prangosën menjëherë. Policia ndërkaq, ka ushtruar kontroll në stanin e njërit prej keqbërësve, konkretisht Ervin Kanos ku ka gjetur një armë zjarri model 63, si dhe një krehër me një fishek. Materialet i kaluan Prokurorisë së Përmetit dhe ndaj të katër të arrestuarve, rëndon vepra penale e vjedhjes së kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here