Paris, miliarderët dhurojnë 300 milionë euro për rindërtimin e Notre Dame (FOTO)

0
148

Pas më shumë se 9 orësh betejë me flakët, zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu një pjesë të madhe të katedrales Notre Dame de Paris. Autoritetet franceze thanë se arritën të shpëtojnë nga djegia dy nga kullat e katedrales dhe strukturën shkëmbore të godinës Gotike, 850-vjeçare.

Të gjitha veprat e artit që kanë qenë në brendësi katedrales janë ruajtur dhe transferuar brenda natës në Hotel de Ville, seli e komunës. Sipas autoriteteve vendase veprat do të transferohen në muzeun e Louvre ditën e sotme dhe të nesërme.

Ndërkohë në të gjithë Francën kanë nisur fushta për mbledhjen e fondeve për rikonstuksionin e katedrales së famshme. I pari që dhuroi 100 milionë euro ka qenë miliarderi francez, François-Henry Pinault, bshkëshorti i aktores së njohur Salma Hayek dhe pronar i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Gucci dhe Yves Saint Laurent.

“Unë dhe babai im kemi vendosur të dhurojmë 100 milionë euro për rikonstruksionin e katerdrales Notre Dame” – ka thënë në një njoftim për shtypin francez.

Edhe një tjetër familje e pasur në Francë ajo, Arnault pronare e grupit luksoz, LVMH që përfshin mbi 70 marka të njohura si Christian Dior, Bulgari, Guerlain dhe Louis Vuitton ka njoftuar se do të dhurojë 200 milionë euro për rikonstuksionin e katedrales.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here