Parku i Butrintit jepet me koncension, kritikat e Auron Tares: Plani është gjysmak dhe i rrezikshëm 

0
142

Auron Tare zvkryetari i  Komisionit Shkencor të Pasurive Nënujore të UNESCOs dha mendimin e tij në lidhje me çështjen e ButrintitAi u shpreh se plani i menaxhimit është diçka e detyrueshme dhe e rëndësishme për çdo vend që është i mbrojtur.

Plani për Menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrinti u mbajt ditën e djeshme, ku morën pjesë ministrja e kulturës, specialistë të fushës, arkeologë dhe studiues të trashëgimisë të Butrintit, ku shprehën haptazi mendimet e kundërshtimet e tyre.

I ftuar në studion e Report TV, Auron Tare zv. kryetari i  Komisionit Shkencor të Pasurive Nënujore të UNESCO-s dha mendimin e tij në lidhje me çështjen e Butrintit. Ai u shpreh se plani i menaxhimit është diçka e detyrueshme dhe e rëndësishme për çdo vend që është i mbrojtur.

“Më vjen mirë që ideja ime për Butrintin është parë dhe është përshtatur, por problemi qëndron se çfarë do të vendoset, do të menaxhohet nga një dorë e huaj apo nga shqiptarë me eksperiencë në këtë fushë”, është shprehur Tare.

Ai thotë se edhe ekspertët janë në të njëjtin mendim me të, edhe pse nuk është një ekspert i fushës. “Në fillim nuk kishte asnjë emër shqiptar, referencat vinin nga viti 2000, do të thënë që kishte vetëm të huaj, nuk kishte kontribute shqiptare. Ka vendet të  tjera që nuk kanë plan menaxhimi, as Syri i Kaltër nuk ka”, ka thënë Tare.

“Duhet të jetë një fondacion shqiptar për të menaxhuar Butrintin. Keni dëgjuar ndonjëherë që Akropoli të menaxhohet nga një fondacion i huaj amerikan per shembull? Nuk ka“, është shprehur Tare.

Zv. kryetari i Komisionit ka thënë se ka mjaft shqiptarë që kërkojnë të marrin pjesë në fondacion, nuk janë vetëm të huajt të interesuar.

Në Butrint ka 120 monumente shumë të rëndësishme arkeologjike, konsiderohet si ishull, ka anije të mbytura që tregojnë historinë e popullit shqiptar në ndërthurje me vendet e tjera.

“Nuk ka për të qenë i sukseshëm nëse banorët nuk do kenë interes ekonomik për Butrintin.Nëse banorët apo ekspertët që janë afër Butrintit nuk punësohen. Nuk do të ishte menaxhimi i duhur nëse personat nuk do të ndkoheshin nga vendi”, ka thënë Tare.

Sipas tij, në liqen ka pasur shumë raste të gjuetisë me dinamit, por shumë prej tyre u bënë guiderë, pasi e njihnin vendin dhe gjetën një punë të re, ku edhe paguheshin.

“Unë nuk kam interes ekonomik, profesor Meksi ka marë pjesë në gërmimet e kishës, por ai nuk është përmendur për këtë kontribut. Nuk do ta pranoja që të ndërhynte ministria e kulturës. Per shembull “Ikonosi” nuk e ka pranuar menaxhimin e Butrinit nga të huaj, por nga shqiptarët”, është shprehur Tare.

Butrinti është pasuri me vlera të larta ndërkombëtare. Tare u shpreh se ka takuar personalitete botërore dhe qëndrimi me ta e bënte të barabartë, pasi kishte pasurinë e Butrintin nga pas.

“Ugolini ishte fashist, por Butrintin e donte, e shikonte figurën e  Butrintit tek rikthimin në antikitet, perandorinë romake. Nuk ka bardh e zi në këtë çështje”, e ka mbyllur mendimin e tij Tare zv.kryetari i  Komisionit Shkencor të  Pasurive Nënujore të UNESCO-s.

Plani i Menaxhimit të Butrintit, që mendohet të implementohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim pas dëgjesave publike do të miratohet edhe në parlament.  Akoma nuk është vendosur se cila kompani do ta marrë në menaxhim Butrintin, por kush e njeh më mirë Butrintin se sa shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here