Parku i lojërave në Virua, drejt shkatërrimit. Bashkia bën sehir

0
391

 

Ky është këndi i ri i lojërave për fëmijë, në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër. I ndërtuar dhe i përuruar nga shefi i qeverisë Rama, pak ditë para zgjedhjeve të kaluara lokale, ky park sot i vetmi në hapësirën e Gjirokastrës që është publik, është më i frekunetuari pasi fëmijët nuk paguajnë. Përditë në këtë zonë, vijnë me dhjetëra fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre të cilët investohen më tepër për mirëqënien e fëmijëve pas ndodhive të disa ditëve më parë, kur dy fëmijë fatmirësisht u dëmtuan lehtësisht në trup, si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse. Këto masa mbrojtëse, nuk egzistojnë ndërkohë që vec kësaj, lodrat kanë rënë pre e shkatërrimit nga individë të papërgjegjshëm. Mirëpo ky park, zakonisht ruhet nga Policia Bashkiake por mesa duket, kjo vetëm sa në dukje, se gjurmët tregojnë sesa i mbrojtur është ky park lodrash. Mungesa e ndënjesve në instrumentin e balancës, në lisharëset, në pingulin drejtues dhe të tjera lodra, janë dëshmi të qarta se parku i lodrave, përjeton ditët e tij më të errëta. Kujtojmë se për gjithcka që është investuar në Virua, janë dashur 1.2 milionë eurosh ku me këtë vlerë, mund të ndërtohen jo një, po 10 parqe të tilla. Dëshmi e qartë kjo e abuzimit me fonde publike. Prindërit shprehen se u duhet t’i shoqërojnë fëmijët e tyre lidhur me rrezikun që i’u kanoset nga mungesa e kushteve të sigurta në këtë park lodrash, për arsyet e lartpërmendura.

jfwhqfhjk-fn kendi-2 kendi-i-lojnave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here