PD : Ja pse Rama riktheu importin e mbetjeve…

0
258
Akoma pa hyrë në fuqi ky ligj, qeveria ka vrapuar të hapë tenderin dhe të japë koncesionin e parë për djegien e mbetjeve. Skandali thellohet kur zbulohet se kompania që ka fituar tenderin është regjistruar për këtë shërbim 15 ditë pas shpalljes së tenderit, tha Grida Duma nga selia e PD.
Ajo theksoi me tej se:
Më datë 13.07.2016 është hapur tenderi për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier.

Më datë 28.07. 2016 kompania fituese e tenderit “Integrated Technology Services” e regjistruar për aktivitet në fushen e Teknologjise së Informacionit papritur shton ne objektin e aktivitetit te saj edhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve me djegie (Incenerator) dhe landfille për përpunimin e mbetjeve urbane dhe të rrezikshme.

Me 15.09.2016 njoftohet se një bashkim operatorësh ndërmjet kësaj kompanie shqiptare “Integrated Technology Services”, me administrator dhe ortak të vetëm Klodian Zoto e njohur si kompani IT-e dhe shoqërisë italiane “Energy 2SRL” e specializuar në “green energy”, pa lidhje me riciklimin, kanë fituar garën për kontratën koncesionare me një afat 6 vjeçar.

Gjithçka është bërë në fshehtësi të plotë. Në errësirë të plotë, dhe me shpejtësi marramendese. Ky është interesi i Edi Ramës dhe jo kompanitë e riciklimit që i përdor për show.

Kjo është arsyeja e vetme, shpjegimi i vërtetë se pse Edi Rama tre vite më parë bëri të anulohej referendumi duke anuluar ligjin për mbetjet, dhe sot riktheu ligjin dhe anatemon kundershtaret e tij.

Dhe ky është vetëm fillimi i të tjera kontratave koncesionare për djegien e mbetjeve në Shqipëri.

Pyetjet që shtohen natyrshëm duke parë nxitimin e qeverisë për këtë koncesion pa u miratuar akoma ligji i mbetjeve, lidhen me mbetjet që do të digjen nga ky impiant dhe dhjetra të tjerë që parashikohen të ngrihen në Shqipëri.

A do të digjen në këto impiante mbetje, që do të importohen në Shqipëri?!

Me pretekstin e ligjit a do t’i hapë Edi Rama kufijtë, mafias se plehrave të rrezikshme ashtu siç bëri për baronët e drogës?!

Ky është shqetësimi i çdo shqiptari sot.

Padyshim që pas ligjit të plehrave qëndron kjo aferë dhe dhjetra të tjera. Pas drogës Edi Rama ka vendosur ti helmojë shqiptaret edhe me plehrat dhe mbetjet e rrezikshme te Europes.

Prandaj shkeli fjalen që ju dha qytetarëve. Prandaj i tradhetoi ashiqare 65 mije qytetaret qe firmosen per refendum.

Partia Demokratike është e vendosur në qëndrimin e saj kundër importit të mbetjeve dhe do të bëjë gjithçka për ndalimin e tyre.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen për ta ndaluar këtë projekt të Edi Ramës që do të ndosë Shqipërinë, do helmojë dhe do mbjellë sëmundje dhe vdekje në këtë vend

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here