Partizani fiton në Gjirokastër, pas 22 vitesh

Luftetari ka shenuar humbjen e dyte radhazi, por kesaj radhe ne fushen e vet dhe me nje kundershtar qe eshte kampion ne fuqi.

Partizani ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat, duke mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 ne Gjirokaster. Heroi i të kuqve në këtë takim, ka qenë Telushi i cili ka arritur të shënojë një gol mjaft të bukur me kokë, duke i dhënë 3 pikët e para në kampionat pas asaj humbjeje ndaj Kukësit. Ndryshe nga ndeshja në kryeqytet, Luftëtari ka qenë më i rrezikshëm këtë ndeshje duke provuar disa herë t’i afrohet portës dhe të provojë të gjejë golin megjithatë ka munguar saktësia para portës. Sakaq, të kuqtë kanë pasur mundësi të shumta për të shënuar por ka qenë portieri Paiteris ai që ka ndalur të kuqtë.

Kjo ishte fitorja e parë e Partizanit në Gjirokastër pas 22 vitesh mungesë. Luftetari kete fundjave do te udhetoje drejt Durresit ku do te ndeshet me Teuten ne sfiden e javes se trete te Superliges, ndeshje kjo e cila do te transmetohet LIVE per ndjekesit e faqes sone Jugunews.net.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment