Pas Gjermanisë ,shqiptarët kërkojnë azil në Itali e Francë

0
193

Pas Gjermanisë ,shqiptarët po bëjnë cmos për të fituar azil në Itali.Kërkesa të cilat rriten ditë pas dite. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka paraqitur një dekret të ri në lidhje me azilkërkuesit, i cili tha se do të shkurtojë kohën e nevojshme për të marrë një vendim nëse një emigrant duhet të riatdhesohet. Koha e shqyrtimit të dokumenteve do të bëhet 4 muaj, nga 2 vjet që ka qenë. Mes 13 vendeve të shënuara në programin e riatdhesimit, tha Di Maio, është dhe Shqipëria.

Por vec Italisë vetëm pak ditë më parë kreu i Francës Emmanuel Macron deklaroi se një numër i madhë kërkesash për azil në vendin e tyre vinte nga Shqipëria ,vend që sipas tij kërkon të hyjë edhe në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here