Pas humbjes me Partizanin, trajneri Duro premton afrime nga Europa të futbollistëve me eksperiencë

0
158

Luftëtari ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në kampionat, por këtë radhë është mundur nga Partizani në Gjirokastër. Në përfundim të ndeshjes, për “Supersport” foli trajneri Klodian Duro i cili u shpreh se ka mbetur i kënaqur me skuadrën e tij dhe paraqitjen e bërë duke shtuar se ka nevojë edhe për ndërhyrje.

Si fillim komplimente Partizanit sepse fitoi por nga një gabim yni. Më pëlqeu skuadra sepse kemi bërë hap para dhe u bë futboll taktik, shumë i luftuar dhe jam i kënaqur nga ky hap para sepse nuk është e lehtë me futbollistë të rinj dhe të ardhur rishtazi që në pak kohë, të bëjmë këtë futboll dhe duke parë rezultatin. 2 ndeshje në 3 ditë dhe duke shtuar lodhje fizike mendoj se jemi në rrugën e duhur.

Besim? Ky është një hap i madh sepse këta djem kanë nevojë për besim he me punën që po bëjmë në të gjitha drejtimet, arritëm të përballojmë Partizanin kampion. pësojmë gol në momentin më të mirë kur me pak qetësi mund ta evitonim sepse të pësosh me kokë nga 16 do të thotë se duhet rregulluar diçka.

Merkato? Nuk dua t’i kthehem asaj që na ndodhi një ditë para dhe mendoj se deri në fund do të jemi shumë më të plotë. Kemi ndërhyrë aty ku duhet dhe kur them se janë të rinj, kanë eksperiencë në Shqipëri dhe Europë. Me të rinjtë dhe eksperiencën, do të përfitojmë dhe ndeshjen e ardhshme do të jemi më të plotë”, tha Duro.

Burimi: VipSport.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here