Pas Petrit Lulos, presidenti Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” këngëtarin Ylli Baka

0
141

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka, me motivacionin: “Me mirënjohje për përpjekjet e suksesshme dhe arritjet e shquara në prezantimin dhe ngritjen në një nivel të ri të këngës popullore e në veçanti të Jugut të Shqipërisë, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të saj brenda dhe jashtë vendit. Për kontributin e shquar në fushën e kulturës, në interpretimin e rrallë të këngës popullore, por edhe në mbrojtjen e promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare si pjesë e fondit të artë të Folklorit Kombëtar”.
Në fjalën përshëndetëse drejtuar familjarëve dhe personaliteteve të artit, të pranishëm në ceremoninë solemne të dekorimit, Presidenti Meta theksoi se Ylli Baka ka luajtur rolin e një ure lidhëse, midis këngës polifonike të Jugut dhe asaj Toske të Skraparit.
Ai u shpreh më tej se Ylli Baka është një nga këngëtarët më të preferuar për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.
“Ylli Baka nuk ka nevojë për shumë prezantim sepse të rrallë janë shqiptarët, që të mos kenë dëgjuar dhe kënduar të paktën një prej këngëve të tij.
Shumë i dashur dhe i vlerësuar për zërin magjik dhe interpretimin karakteristik, ai tashmë i ka fituar me meritë zemrat dhe duartrokitjet e ngrohta të publikut, duke u bërë me repertorin e tij, pjesë e pandashme e gëzimeve në familjet shqiptare.
Për kontributin e dhënë në prezantimin e këngës popullore të Jugut, brenda e jashtë vendit, si dhe për mbrojtjen e promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, kisha sot kënaqësinë të vlerësoja edhe në emrin tuaj, Ylli Bakën, me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, shkroi Presidenti në “Facebook”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here