Pas- tërmeti si një rast i artë për ca punë të mira, por edhe ca punë të liga të Ramës.

0
145

Nga Roland Bejko

Pas- tërmeti si një rast i artë për ca punë të mira, por edhe ca punë të liga të Ramës.
——————–

Të vetmit që dolën të fituar nga pallatet e ndërtuara deri para rënies së tërmetit ishin bosët e betonit, “Akullorja” dhe Rama.

Të vetmit që do të dalin sërish të fituar nga ndërtimet pas tërmetit, do të jenë prapë të njëjtët : bosët e betonit, “Akullorja” dhe Rama.

Ashtu sikundër, të vetmit që dolën dhe do dalin të humbur në të dyja kohët, para dhe pas tërmet, ishin dhe do jenë qytetarët.

Si e quani ju, mafia e betonit? Po mbase nuk janë të gjith të përfshirë në pastrimin e parave ore..

Prandaj, mos prisni të blihen ato 2500 banesat e mbetura stok. Duhet beton i ri…megjithëse edhe te pallatet e pa shitura i njëjti beton, strukturë dhe zinxhir përgjithësisht abuziv i ka ndërtuar. Por tashmë ato janë realitete. Kjo nuk duhet të përjashtojë mundësinë e hetimit, verifikimit dhe korrigjimit të së paligjshmes dhe abuzimit edhe midis këtyre 2500 apartamenteve të ndërtuara në vite. Drejtësia, nëse do veprojë një ditë, duhet të jetë e drejtë për të gjithë. Secilit hakun.

Duhet shitur beton i ri që të bëhet një riciklim tjetër parash të pista, – thonë ata që i ndjekin nga afër këto punët e pastrimit të parave.

Prandaj rroftë tërmeti që erdhi nga nëntoka si një rast i artë për punët e liga që bëhen në këtë vend. Edhe në Italinë fqinje është akuzuar mafia për përfitime të padrejta në raste tërmetesh. Ngutja për të shembur pallatet e dëmtuara e për të rindërtuar të rejat, kur apartamentet janë gati në të njëjtën bashki, më bën pesimist ndërsa mund të mendohet për një plan modern të zhvillimit të qëndrueshëm urban, të integruar me prespektivën e sipërmarrjes dhe të industrisë turistike të Durrësit e rrethinave.

Nuk jam kundër tregut dhe parasë jo, jam kundër shfrytëzimit të tij nga bota e krimit e cila e ka vrarë sipërmarrjen e gjerë dhe lirinë ekonomike.

Blerja nga ana e shtetit dhe donatorëve e apatamenteve të mbetura stok që u bënë ballë ballëve shkatëruese të tërmetit, do tu jepte një dorë të mirë parash gjithë ndërtuesve të bllokuar prej vitesh nga mungesa e likuiditetit dhe mbigopja e tregut të shitjeve deri para tërmetit, si dhe do të çelte një mundësi të re për rikonceptimin urban modern të Durrësit, dhe zonave të shkatëruara, duke vendosur rregullin në vend të kausit që mbizotëronte. Hapësirat e reja të gjelbra urbane që do përfitoheshin nga zhdukja e palkateve të pabanueshme, do shërbejnë si mushkri për qytetin, bizneset, dhe do shtoheshin vendet rekreative si oportunitete të reja për qytetarët e të gjitha moshave.

Rikonceptimi i ri urban i Durrësit dhe më gjerë, do ishte një rast i mirë për të përfituar të mirat e munguara të infrastrukturës moderne. Dhe njerëzit do ti iknin kështu fatalitetit primitiv që Rama madie e ushqen me zell, se “kështu qe e shkruar” për të treguar se njeriu modern është ai që e sundon natyrën, e përpunon dhe arrin të përfitojë prej saj. Kjo do ishte njëherësh edhe kura më e mirë për të kapërcyer shokun psikologjik kolektiv të tmerrit dhe frikës që kaluam të gjithë.

Po kush ta bëjë thuaj. Vendime të tilla i marrin burra shteti jo laro mejhanesh.

Megjithëatë rënia e tërmetit dhe dëmet që shkaktoi duke marrë 51 jetë njerëzish, besoj se duhet ta kenë hidhëruar edhe Ramën njeri, por si politikan kam dyshimin se ka tre arsye që ai është gëzuar për zogun që i erdhi në dorë bazuar te sjellja e tij hileqare prej aktori.

Së pari, sepse koha pas-tërmetit po thith me të drejtë gjithë mendimin, përqëndrimin, aksionin dhe energjinë opozitare dhe të opinionin publik drejt urgjensës së përballimit të saj , duke e kaluar në plan të dytë krizën politike dhe përditshmërinë hallemadhe të qytetarëve shqiptarë të përtej perimetrit të dëmeve.Ndihma për njerëzit në nevojë prevalon sot mbi gjithçka.

Së dyti, sepse përveç se për të ricikluar beton të ri dhe për të fituar para, Ramës ju dha mundësia të zhdukte provat e krimit të ndërtimeve jashtë standarteve duke i kthyer borxhin “Akullores” e duke e mbrojtur nga drejtësia.

Së treti, duhet pranuar se rikuperimi i dëmeve të tërmetit nëse bëhet, i jap Ramës përfitime politike në terma afatgjatë për ta shitur si një sukses personal. Qytetarëve që do tu rindërtohen banesat, (jo menjëherë se harrojnë shpejt pastaj), deri para zgjedhjeve të rradhës, do shkojë dikush nga “Rilindja” ti kujtojë se duhet t’i jenë mirënjohës duke ja shpërblyer me votë atij që i bëri me shtëpi të reja, pra kryerilindësit mjekërbardhë. Kështu që nuk do ketë nevojë më as për telefonatat e Gjushit, as për të fortët, dhe as për vota të blera.

Eeh, sa zogj është në gjendje të vrasë me një gurë në këtë kohë të turbullt ky ” kalorësi” i propagandës mediatike. Nuk ua pret mendia se sa ! Prandaj Edi Rama nuk ka kohë për strategji zhvillimi në terma afatëgjatë dhe rikualifikim urban të zonave të shkatëruara se ato efektet pozitive i japin pas fushatës elektorale. Atij pak ose aspak i intereson si do jetë urbanizuar territori dhe sa do jetë zhvilluar nesër ekonomia e Durrësit dhe zonave të tjera.
Atij i duhet ta kapitalizojë në maksimum në dobi të konsolidimit të pushtetit të tij këtë “dhuratë” të çastit që i dërguan perënditë: Zeusi, Poseidoni dhe Hadi i nëntokës së zjarrtë.
Por kjo vetëm nëse siguron buxhetin e mjaftueshëm shumë milionësh.
Ama, në rast se nuk i siguron financat e duhura, do të jetë lajm i keq jo vetëm për të dëmtuarit, për bizneset dhe prespektivën e këtyre zonave, por njëherësh edhe për vet “zgalemin” mjekërbardhë që vërdalliset dhunshëm ndaj të dobëtve me atë xhupin kuq e zi që as vet ai nuk e mban mend se kur e ka larë për herë të fundit.

Megjithatë, sido që të vejë kjo punë, një gjë është e sigurt, që politika, individi, ekonomia dhe shoqëria shqiptare nuk do jenë më si para tërmetit. Diçka u thye, dhe shumëçka do ndryshojë, do riformulohet. Ndoshta gjithçka nga këtej e tutje, edhe mënyra e mendimit, analizës, gjykimit dhe vet sjellia politike nga aktorët përkatës. Pse jo ?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here