Pas vizitës në Tiranë, ministri holandez qe takoi Lleshin, shuplakë Shqipërisë: Bandat e kokainës…

0
143

Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë në Holandë Ferdinand Grapperhaus pas vizitës që ka pasur pak ditë më parë në vendin tonë, në një prononcim për mediat në vendin e tij, është treguar mjaft kritikë me Shqipërinë, duke thënë se duhet të bëjë më shumë punë për frenimin e kriminelëve.

Grapperhaus është shprehur se bandat shqiptare janë kthyer në një rrezik mjaft të madh për Hollandën, dhe janë ndër furnizueset kryesore të kokainës.
Bandat shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Kriminelët shqiptarë punojnë në mënyrë të organizuar, janë kthyer në partner të besueshëm dhe për kriminelë të vendeve të tjera.

Bandat shqiptare të kokainës aktive nga Amerika e Jugut deri në Limburg. Kokaina hyn nga shqiptarët përmes portit të Roteradmit. Shqipëria duhet të mendojë seriozisht për zgjidhjen e problemit”, është shprehur Grapperhaus.

Ndërkohë qe mediat në Holandë raportojnë se shqiptarët janë të vështirë që të identifikohen, pasi ata nuk lëvizin me makina të shtrenjta dhe nuk e reklamojnë jetën e luksit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here