Pasiguri në Gjirokastër, grabitje në masë ne biznese e shtëpi, policia prangos dy të rinj

0
394

Vihen në pranga autorët e dy grabitjeve të ndodhura në zonën e Dropullit dhe në Lazarat. Florenc Mahmud 23 vjec nga Elbasani dhe Ilirijan Qafa 24 vjec nga Gjirokastra, mendohet se janë autorët e dy grabitjeve të ndodhura kohët e fundit. Kanë qenë specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër të cilët në bashkëpunim me efektivat e Stacionit të Policisë së Dropullit, të cilët bërën të mundur kapjen e dy të rinjve që kryenin vjedhje banesash e lokalesh në zonën e Dropullit dhe në Gjirokastër. Akti i parë këtë vit ka qenë vjedhja e një picerie në fshatin Dervician, prone e P.T. ku në bashkëpunim me njeri-tjetrin, Qafa dhe Mahmudi, kanë vjedhur një laptop, i cili më pas u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vec kësaj një ditë më parë, pronari i një bar-kafeje në Lazarat, ka denoncuar në polici, vjedhjen e lokalit të tij ngjarje kjo e ndodhur pesë ditë më pare ku objekt i vjedhjes ishte një televizor LG i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq këto dy grabitje, janë mes dhjetëra të tilla të ndodhura në Gjirokastër prej fillimit të këtij viti, ndërkohë që shumica e tyre, kanë ngelur pa autor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here