Patentat shqiptare do te njihen ne Itali

Në mbledhjen e qeverisë të enjten, është miratuar vendimi për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë me qëllim konvertimi. Kjo do të thotë se patentat shqiptare tashmë do të njihen në Itali. Vendimi vjen pas vizitës që Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme në Itali.

Vendimi:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi, miratuar me vendimin nr.209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment