Pazari bosh, artizanët e Gjirokastrës të shqetësuar : Kemi falimentuar

0
152


Sezoni i festave do të ishte një mundësi e mirë për turizmin në Gjirokastër por për shkak të Covid-19 turistët këtë vit munguan. Pavarësisht dekorit festiv që ka pushtuar Pazarin e Gjirokastrës , trishtimi dhe indinjata e tregtarëve dhe artizanëve në këtë zonë shihet qartazi në fytyrat e tyre.
“Menduam se ndoshta dhjetori do të sillte turistë, gjërat do të ndryshonin por asgjë e tillë nuk ndodhi. Rrugët nuk u hapën ndërsa as turistët vendas nuk kanë patur interes për të vizituar qytetin .Kemi shumë mall dhe nuk po i shesim , kemi qera për të paguar e detyrime të tjera dhe nuk del. Askush nuk na hyn në dyqan. Ata që dalin janë për punën e vetë jo për të blerë”-tregon për @ jugunews.net një artizane.
“E vështirë , ky vit ka qenë si mos më keq por kismet vitin tjetër ndryshon diçka sepse jemi duke falimentuar. Suvenire kemi plot, dekore të ndryshme por askush nuk na përshëndet e jo më të blej “-tregon një tjetër artizan.
“Po falimentojmë, mbasdite pazari është bosh. Nuk shesim , si do jetojmë, jemi të indinjuar me shtetin me të gjithë, për ne nuk mendojnë. Muajt e dimrit dihet si janë të na jepnin një ndihmë jo të kërkojnë vetëm para nga ne”-shprehet një tregtare .
Turizmi është një nga sektorët ku mbështetet vitet e fundit ekonomia e shumë familjeve gjirokastrite ku Covid 19 dhe indiferenca e shtetit karshi kësaj të fundit po e çon drejt degradimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here