Pazari bosh, Golemi, Aliaj e Voda inspektojne bizneset në krizë për shkak të Covid-19

Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj ka shoqëruar sot Zv. Ministren e Brendshme Rovena Voda, së bashku me kryetarin e bashkisë Flamur Golemi në pjesën muzeale të qytetit të Gjirokastrës për të parë nga afër problematikat që shqetësojnë aktivitetet tregëtare dhe komunitetin e zonës. Ku kryesisht ajo që është më shqetësuese , mbetet mungesa e shitjeve në bizneset e zonës muzeale si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid19 , tek sa pazari karakteristik aktualisht është i boshatisur dhe braktisur nga turistët. Ndër të tjera është diskutuar edhe ruajtja e rendit dhe vlerave historike e kulturore të pjesës muzeale të qytetit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment