Pazari i Tavove me Luftëtarin, si plackë e lënë në mes të rrugës

0
355

Presidenti Grigor Tavo, paralajmëron largimin nga drejtimi i skuadrës së Luftëtarit.

Investimi “1 milion euro” i Tavove, do të stopohet dhe sakaq, nuk i nevojiten fitimet nga futbolli gjirokastrit.

Takimi i djeshëm, ka hapur shumë dilema në mendjen e gjithësecilit, por Tavot gjithmonë kanë operuar në këtë formë pra kur e kanë parë se investimi i tyre i jep frytet e veta, tërhiqen duke gjetur një justifikim ashtu si në 2001. Dhe justifikimi janë gjyqtarët. Ndërkaq Milinkovic dhe Norra dihet që janë larguar pa kthim, Tavo paralajmëron tërheqjen e Luftëtarit nga Supërliga.

Një fakt është i pamohueshëm, që Tavo ka lënë pa paguar detyrime tek tre hotele, ku lojtarët kanë ngrënë, pirë dhe fjetur dhe së fundi debiti ka arritur aq shumë saqë nuk i shkojnë më kërcënimet për prishje katesh ilegale, gardhesh apo pezullim aktiviteti tek subjektet ku është debitor.

Megjithatë parashikimet për Luftëtarin janë të zymta.

Milinkovic i kontaktuar nga Jugunews.net ka përjashtuar kategorikisht qëndrimin tek Luftëtari për arsyet që ai nuk dëshiron t’i ndajë me askënd, ndërkohë që me Norrën, Jugunews.net nuk arriti të kontaktojë.

Vala e eksodit nga Luftëtari pritet të jetë e madhe pasi të tjerë lojtarë jabanxhinj, pritet të largohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here