PD çon në SPAK Tërmet Peçin

0
148

Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, pasi ai ka lejuar ndërtimin e disa godinave pranë Ujit të Ftohtë.
Bashkë me Tërmet Peçin, i akuzuar është edhe Zamir Dedej, që është drejtor i Zonave të Mbrojtura.
Katër akuza i janë ngarkuar Peçit dhe Dedejt: Shpërdorim i detyrës, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike , vepra penale kundër mjedisit.
Ata kanë lejuar në kundërshtim me ligjin, ndërtimin e një objekti 6-katësh në shtratin e lumit, pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë, një monument natyre. Por Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalon kategorikisht një gjë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here