PD-ja nxjerr shifrat marramendëse/ Ja sa para ka shpërdoruar Edi Rama për zyrat e tij

0
122


Partia Demokratike përmes Dorian Telitit, ka bërë një përmbledhje të shpenzimeve, që sipas saj, Edi Rama ka bërë për luks dhe për zyra, gjatë këtyre 7 viteve që ka në pushtet. PD shprehet se; në qeverisjen e tij, nuk ka pasur asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen.
Postimi i Telitit:
Edi Rama, u shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij! Në 7-të vite, Edi Rama ka shpenzuar: 85,5 milion euro për blerje/qira operacionale/servis makinash; 25 milion euro për mobilim zyrash; 109 milion euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare; 4.5 milion euro për godinën e OSHEE-së; 3.2 milion euro vetëm për zyrat e Kryeministrisë; 1.25 milion euro për rikonstruksionin e zyrave të Albcontrol-it. Asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët, nuk kanë sjellë këto shpenzime marramendëse, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen!
Radhët përpara zyrave të shtetit, vazhdojnë të zgjaten! Ryshfeti për të marrë shërbim, vazhdon të shtrenjtohet! Rama dhe enturazhi i tij, vazhdojnë të majmen dhe të kridhen në luks!
Por, luksin dhe zdërhalljen e tyre me paratë e buxhetit, shqiptarët nuk e quajnë arritje! E quajnë thjesht vjedhje!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here